Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani flet për dhunën ndaj grave: Problemi është te sistemi, duhen ndryshime drastike

    26/10/2021 | 21:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhuna ndaj grave, sulmi në një market dje në Prishtinë, dhuna deri në vdekje e 18-vjeçares M.O nga Ferizaj, janë vetëm disa nga rastet me të cilat Kosova është përballur së fundmi.

    Presidentja Vjosa Osmani, e ftuar në “PrimeTime” ka thënë se fajin për gjithë këto raste e ka sistemi, dhe se duhen ndryshime drastike në aspektin pozitik që nga hallka e parë deri te hallka e fundit.

    Osmani gjithashtu është shprehur se kur këto gra duan të denoncojnë në Polici, përballen me policë të cilët i thonë: “E ke lypë, kthehu te burri”.

    “Duhet ta kuptojmë gjithsescili se barazia mes burrave dhe grave nuk është vetëm gjëja me e mençur për ta bërë, por e duhur. Asnjë shtet nuk mund të ecë përpara pa e shfrytëzuar edhe potencialin e 50% të grave. Ne as nuk do të mund te ëndërrojmë që të jemi shoqëri e suksesshme dhe e shëndoshë sepse nuk po shfrytëzohet potenciali i 50% të shoqërisë tonë. Janë statistika të tmerrshme të dhunës ndaj grave këto dy vitet e fundit. Nëse gruaja shkon në polici akoma ballafaqohet me policë që thonë: E ke lypë, por nuk them për të gjithë. Ka ende raste kur i thonë “kthehu te burri” e deri, te prokurorë të cilët injorojnë rastin, e gjyqtarë që japin 8 muaj burgim për dhunim të një 15 vjeçare. Këtu është faji te sistemi”, tha Osmani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.