Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nesër në ditën e zgjedhjeve trupat e KFOR-it pritet të largohen nga veriu

    16/10/2021 | 22:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Situata në veri të vendit është e qetë dhe po respektohet heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të nesërme lokale.

    Kaq qetë në veri nuk ishte edhe disa ditë më herët, kur situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.

    Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat do të largohen pikërisht nesër, më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.

    Lista Serbe tek sot ka njoftuar se ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e nesërme.

    Kryetari i këtij subjekti politik, Goran Rakiq, ka thënë se për këtë e kanë marrë ‘bekimin’ nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /Klan Kosova/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.