Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa i përgjigjet ashpër Osmanit që e akuzoi për Asocacionin: Ky është interpretim rruge

    27/10/2021 | 12:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila mbrëmë në një debat televiziv hodhi akuza të ashpra në drejtim të tij për çështjen e Asociacionit.

    Ajo në një intervistë në “Kanal10” tha mbrëmë se ish-kryeministri Mustafa dhe akterët tjerë të asaj kohe kanë të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e Asociacionit, “kanë rrezikuar raportet me miqtë ndërkombëtarë”, shkruan lajmi.net.

    E Isa Mustafa duke folur për lajmi.net ka thënë se “punët e shtetit nuk bëhen ashtu siç i komenton Osmani”.

    Siç është shprehur Mustafa, marrëveshja e nënshkruar nga ai e njeh si “arbitër” kryesor Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për çështjen e Asociacionit.

    Në këtë kontekst, Mustafa i ka ka çuar porosi Osmanit se punët e shetit nuk bëhen me “logjikën hajt se ndoshta”.

    “Nuk bëhen punët e shtetit ashtu siç i komenton znj. Osmani. Dokumenti që unë e kam nënshkruar në vitin 2015 dhe kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Vuçiq, njeh si arbitër kryesor Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për çështje të Asociacionit. Këtë rol nuk e njeh marrëveshja e parë e ratifikuar në Kuvend. Prandaj punët e shtetit nuk bëhen në logjikën hajt se ndoshta… Ky është interpretim rruge dhe s’duhet të jetë i një individi që rastësisht është president”, ka thënë Mustafa.

    Madje ai ka sfiduar të paren e shtetit që ta provojë nëse Serbia do ta nënshkruante një dokument ku e pranon rolin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Unë i them Vjosës, hajt provone edhe një herë, nëse Serbia e pranon rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe e nënshkruan një dokument të tillë apo tjetër”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

    Kujtojmë se Asociacioni i Komunave Serbe është temë aktuale ditëve të fundit.

    Kjo pasi që SHBA-të dhe BE-ja po i kërkojnë me ngulm qeverisë së Kosovës që ta implementojë të njëjtin si pjesë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.