Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    MSH së shpejti me ekipe mobile për vaksinim antiCOVID, për t’i nxitur personat skeptikë të vaksinohen

    20/10/2021 | 12:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se meqë kërkesat për vaksinim antiCOVID në shumë qendra janë plotësuar po përgatiten që së shpejti të dalin me më shumë ekipe mobile për të nxitur personat e pavendosur të marrin vaksinën antiCOVID.

    Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që së shpejti të dilet me më shumë ekipe mobile për të nxitur personat e pavendosur që të vaksinohen”, thanë nga MSH-ja.

    Po ashtu bëhet e ditur se tashmë procesi i vaksinimit antiCOVID bëhet përgjatë pesë ditëve të javës nga 07:00-19:30, ndërsa vikendeve është ndërprerë procesi i vaksinimit pasi sipas MSH-së pesë ditë në javë i plotësojnë kërkesat e qytetarëve.

    “Vaksinimi gjatë vikendeve ka qenë i paraparë për pesë javë radhazi dhe meqë plani është përmbush dhe tashmë ka më pak interesim, vaksinimi zhvillohet 5 ditë në javë”.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nëse shihet nevoja që sërish të fillohet me dhënin e vaksinave gjatë vikendeve atëherë do ta bëjnë.

    “MSh ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse situata e qetë tani nuk është garanci se mund të jetë kështu edhe më tej, sidomos kur në disa vende ka paraqitje të rasteve të variantit Delta Plus”, thanë për Telegrafin nga MSH-ja.

    Ndryshe, mbi 37 për qind e popullsisë në Kosovë tashmë janë vaksinuar kundër coronavirusit, ndërkaq mbi 50 për qind ka arritur vaksinimi i grupeve të synuara që janë mosha mbi 18 vjeç në vendin tonë.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në nivel të popullsisë, vaksinimi në Kosovë tashmë ka arritur në mbi 37.9 për qind të vaksinuar plotësisht.

    “Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në këtë njoftim.

    Sipas të dhënave të publikuara, 53.5 për qind të grupeve të synuara e që janë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, mbi moshën 18 vjeçare, tashmë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, ndërkaq mbi 16-vjeç janë vaksinuar 51 për qind.

    Në këto të dhëna thuhet se me një dozë, janë vaksinuar 65.8 për qind. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.