Mot kryesisht me diell do të mbajë deri në fundjavë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira, njofton Klankosova.tv.
Kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

