Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Moderna thotë se vaksina e saj është e sigurt për fëmijët

    27/10/2021 | 00:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kompania farmaceutike amerikane Moderna thotë se një provë klinike tregon se një dozë e përgjysmuar e vaksinës së saj për COVID-19 është e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç.

    Kompania thotë se vaksinoi më shumë se 4,700 fëmijë me dy doza me rreth 28 ditë diferencë. Rezultatet paraprake tregojnë se nivelet e antitrupave tek fëmijët ishin të njëjtat me ato të vërejtura tek të rinjtë, që morën dozën e plotë të vaksinës.

    Moderna thotë se fëmijët patën efekte të lehta anësore nga vaksina si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje në vendin e injektimit.

    Numri i subjekteve të testimit ishte shumë i vogël për të zbuluar ndonjë efekt anësor të rrallë si miokarditi, një inflamacion i zemrës, i cili është zbuluar kryesisht tek djemtë e vegjël, ose të rinj që kanë marrë ose vaksinën Moderna ose Pfizer.

    Moderna thotë se së shpejti do t’ia prezantojë rezultatet e studimit Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe rregullatorëve të tjerë globalë të barnave.

    FDA do të takohet të martën për të shqyrtuar një aplikim nga Pfizer dhe partneri i saj me bazë në Gjermani, BioNTech, për miratimin e vaksinës për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.