Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Merkel nderohet nga liderët evropianë në samitin e saj të fundit në Bruksel

    22/10/2021 | 21:19
    German Chancellor Angela Merkel looks on as she attends a news conference at the Chancellery in Berlin, Germany, May 16, 2019. REUTERS/Fabrizio Bensch - RC1E3F992ED0
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Liderët evropianë e kanë nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, të premten në një samit në Bruksel që pritet të jetë i fundit në karrierën e saj prej 16 vjet sa ishte në krye të shtetit.

    Ky është samiti i 107 i Merkelit si kancelare e Gjermanisë. Merkel aktualisht po drejton vendin e saj në kohën kur akoma është duke u biseduar se kush do të jetë koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve të fundit që ishin muajin e kaluar.

    Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e shpërndau një video kushtuar Merkel ku ishin imazhe të pjesëmarrjes së saj në samitet e kaluara.

    Ai gjatë fjalimit të tij theksoi se Bashkimi Evropian pa Angela Merkel është si Roma pa Vatikanin apo Parisi pa kullën Eiffel.

    “Lamtumira juaj në skenën evropiane na prek politikisht dhe na mbush me emocione”, tha Michel.

    Ai e vlerësoi mençurinë e kancelares duke shtuar se ajo do t’iu mungojë.

    Ndërsa, kancelarja e re e Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se largimi i Merkel “do të lë një boshllëk të madh”, duke theksuar “ndikimin e saj të madh në evolucionin e Bashkimit Evropian”.

    Kryeministri belg Alexander de Croo tha se Merkel “është dikush që për 16 vjet me të vërtetë ka lënë gjurmë në Evropë dhe na ka ndihmuar të marrim vendimet e duhura me shumë humanizëm në momente të vështira”.

    Homologu i tij nga Luksemburgu, kryeministri Xavier Bettel, i cili punoi me Merkel për tetë vjet, deklaroi se ajo gjente çdo herë zgjidhje për të gjitha problemet, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.