Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Maqedoni: 4 të vdekur dhe 411 raste të reja me COVID-19

    22/10/2021 | 22:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.209 testime për coronavirus, ndërsa 411 raste kanë rezultuar pozitiv.

    Prej rasteve të reja në Shkup janë 198, Kumanovë – 40, Shtip – 19, Veles – 18, Kavadari dhe Koçani – 16, Prilepi – 15, Manastiri – 13, Kriva Pallanka – 10, Tetova dhe Radovishi – nga 7, Struga – 6, Strumicë dhe Probishtip – nga 5, Gjevgjelia, Negotina dhe Resnjë – nga 4, Ohri, Kërçova, Shën Nikolla, Bogdanci, Krusheva dhe Makedonska Kamenica – nga 3, Vallandova dhe Demir Hisar – nga 2, Dellçeva dhe Vinica – nga 1.

    Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe katër pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im”, janë paraqitur edhe tre pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31.08.2021 deri 16.10.2021.

    Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 271 pacientë të shëruar.

    Ndryshe, me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 199.057, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, ndërsa 7.019 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 tetor) është 6.107.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.