Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mali i Zi po përballet me situatë të rëndë shkaku i COVID-19

    25/10/2021 | 11:11
    TOPSHOT - Medical staff take care of a Covid-19 patient in the intensive care unit at the University hospital of Aachen, western Germany, on April 15, 2020 during the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Ina FASSBENDER / AFP) (Photo by INA FASSBENDER/AFP via Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga fillimi i pandemisë në Mal te Zi kanë humbur jetën 2059 qytetarë. Autoritet shëndetësore apelojnë tek popullata që të vaksinohet.

    Situata epidemiologjike me virusin Corona në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë. Me përhapjen e variantit Delta është shënuar edhe rritja e numrit të të sëmurëve nga Corona, sidomos tek të rinjtë. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritet thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Vaksinimi i popullatës ende lë për të dëshiruar

    Në Mal të Zi vaksinimi masiv kundër COVID 19 ka filluar më 4 maj. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 41,2 përqind, ndërsa tërësisht janë vaksinuar 38,4 përqind e popullates së përgjithshme. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, numri më i vogël i të vaksinuarve shënohet në radhën e të rinjve. Ndërkohë që ka filluar edhe marrja e dozës së tretë, sidomos për personat mbi 60 vjeç.

    Së fundmi janë shënuar edhe raste të të infektuarve në radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe në Universitete. Por Ministria e Arsimit, Shkencës, Kultures dhe Sportit thotë, se nuk ka të dhëna për numrin mësuesve të vaksinuar.

    Edhe pse situata me virusin Corona vazhdon të jetë e rënduar,Instituti i Shëndetit Publik në masat e fundit të prezantuara nuk ka rekomanduar masa shtesë të kufizimeve. Mbajtja e maskave është pothuajse minimale, lokalet dhe qendrat tregëtare janë të hapura, e në restorante e bare, nuk kërkohen teste.

    Gjermania ndihmon Malin e Zi në përballjen me pandeminë

    Ministrja e Shëndetesise e Malit te Zi Dr. Jelena Boronoviq-Bojoviq po kryeson delegacionin malazez në vizitën zyrtare në Institutin Robert Koch dhe Spitalin Universitar Charite. Ministrja paralajmëroi nga Berlini se Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë do t’i dhurojë Malit të Zi terapitë më bashkëkohore për stadet fillestare të sëmundjes COVID, me vlerë 3.172.454 euro. Po ashtu pritet dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve./DW

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.