Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti takon policët e lënduar gjatë operacionit në veri: Grupet kriminale s’do të tolerohen

    24/10/2021 | 18:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën sot në takim zyrtarë policorë që pësuan lëndime trupore më 13 tetor, gjatë operacionit policor për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në Mitrovicë të Veriut dhe disa rajone të Kosovës.

    Në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zyrtarë policorë u bisedua lidhur me operacionin policor, të zbatuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, nën autorizimin e prokurorive kompetente.

    Operacioni policor, i realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kaloi pa probleme, përveç në Mitrovicën e Veriut, ku grupe kriminale përdorën bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

    Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, dhjetë zyrtarë policorë kishin pësuar lëndime trupore, prej tyre shtatë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe tre zyrtarë të nacionalitetit serb.

    Kurti shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, sikurse do të luftohet dhe parandalohet kontrabanda.

    U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

    Gjatë takimit u tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.