Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Për këta gjashtë muaj kemi stabilitet institucional dhe besueshmëri nga ana qytetare

    19/10/2021 | 19:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, raportin e progresit të Komisionit Europian.

    Lidhur me këtë, në një adresim të përbashkët për media, Kurti tha se për këto gjashtë muaj qeverisje, tashmë ka stabilitet institucional, dhe besueshmëri nga qytetarët për të cilën ua kanë zilinë të gjitha vendet e rajonit, përcjell Klankosova.tv.

    ”Në këta gjashtë muaj të qeverisë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe jo vetëm pak vendet anëtare të Bashkimit Europian”.

    ”Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, dhe ligjin për strategjinë antikorrupsion si dhe kemi projektuar draft-dokumentin”.

    Tutje, Kurti konfirmoi para të pranishmëve, se për gjashtë muaj, kanë shkatërruar 29 grupe kriminale, përcjell Klankosova.tv.

    ”Në fushën e luftimit të krimit të organizuar kundër korrupsion për gjashtë muaj janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore. Nga 23 marsi kur kemi marrë detyrën zyrtarisht, deri tash kemi shkatërruar 29 grupe kriminale”.

    ”Pra, rezultate konkrete në këtë gjashtëmujor, që është krejt tjetër nga ai gjashtëmujori paraprak”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.