Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari i Gjykatës Supremes kërkon ashpërsimin e dënimeve, në rastet e vrasjes brenda familjes

    25/10/2021 | 14:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci ka marrë pjesë në “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

    Në një fjalë rasti para të pranishmëve, kryetari Peci, ka theksuar nevojën e ashpërsimit të dënimeve në çështjet lidhur me dhunën në familje, posaçërisht në rastet e vrasjes së grave nga bashkëshortët.

    “Kosova, ndonëse është një vend i vogël, vazhdon të përballet me një shkallë të rëndë kriminaliteti, vrasjesh, tentim vrasjesh, grabitjesh e posaçërisht dhune. Është dhuna në familje, përkatësisht dhuna e burrave ndaj grave, ajo që vazhdon të na brengos, kur kemi parasysh statistikat e raportimeve. Madje dhe për fat të keq, edhe këtë vit kemi pasur raste të vrasjes së grave nga ana e burrave”, u shpreh kreu i Gjykatës Supreme, Peci, duke precizuar se në procedurë gjyqësore janë duke u shqyrtuar disa raste të tilla makabre dhe se nuk kanë munguar as dënimet maksimale, madje edhe me burgim të përjetshëm për kryesit e këtyre veprave.

    “Si Gjykatë Supreme, dhe si kryetar, këmbëngul për ashpërsimin e dënimeve, në rastet e vrasjes brenda familjes. Vetëm një politikë e ashpër ndëshkimore, mund të frenojë këtë trend vrasjesh që lë pasoja shumëdimensionale. Zbatimi i Konventës së Stambollit për ne si gjyqësor, përfshinë ashpërsimin e politikës ndëshkimore në rastet e dhunës në familje, posaçërisht rasteve që përfundojnë me vrasje; Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, është një tjetër dokument i rëndësishëm për zbatim nga dhënësit e drejtësisë”, pohoi kryetari Peci.

    Sipas tij, një aspekt që kërkon fokusin e të gjithëve është njohja e viktimave të dhunës në familje me të drejtat e tyre dhe njëkohësisht edukimi i burrave për të ndryshuar mentalitetin patriarkal që ende mbizotëron tek ne. “Përçimi i mesazhi që theksohet edhe në Konventën e Stambollit, se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk janë më çështje private, është përgjigje në thirrjet e heshtura për ndihmë”, pohoi mes tjerash kryetari Peci.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.