Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    KQZ pritet të vendosë të enjten nëse ka nevojë të rinumërohet ndonjë vendvotim

    20/10/2021 | 15:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon në tri ndërrime, teksa pritet që gjatë ditës së enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin e QNR-së.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se të enjten pritet të merret vendim në lidhje me ndonjë rinumërim të mundshëm të vendvotimeve.

    Kjo do të bëhet gjatë mbledhjes së KQZ-së, në bazë të rekomandimeve që vijnë në raportin e QNR-së.

    “Të enjten KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e natyrave të ndryshme”, u shpreh Elezi në konferencë për medie.

    Zëdhënësi i KQZ-së tha se pas rekomandimit nga QNR-ja, KQZ-ja do të vendosë nëse është e nevojshme të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi me qëllim të saktësimit të gjendjes brenda një kutie të votimit.

    “Në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, që është i domosdoshëm sepse mund të krahasojmë pjesëmarrësit në vendvotime të rregullta me persona që kanë votuar me kusht, për të parë nëse dikush ka votuar dy herë, do të thotë edhe me kusht edhe në vendvotim të rregullt”, tha Elezi.

    Po ashtu, KQZ-ja është duke pritur vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me ankesat.

    “Afati ligjor për vendosjen në lidhje me ankesa përfundon të enjten, prandaj jemi duke pritur për të parë vendimet e këtij institucioni dhe për të vepruar në përputhje me to”, tha Elezi. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.