Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kastrati: Numri i lartë i rasteve të raportuara për dhunë në familje vjen si shkak i besimit në institucione

    25/10/2021 | 19:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Menaxheri i Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, Basri Kastrati ka thënë se obligim i kësaj zyre është përfaqësimi i të gjithë atyre që kanë nevojë për përfaqësim në gjykatë dhe prokurori.

    Kastrati tha se deri më tani, në këtë zyrë kanë kërkuar ndihmë 1 mijë e 396 raste, i cili thotë se i kanë përfaqësuar në gjykatë, të cilat kanë kërkuar urdhër-mbrojte dhe nëse janë ndje të kërcënuara, janë përfaqësuara nga kjo zyrë.

    “Dhuna familje është vepër penale dhe ndiqet penalisht sipas Kodit Penal të Kosovës dhe dënimet janë të përpara, ku ai maksimal është deri në tri vite burg, varësisht prej veprës. Nëse ka lëndime të lehta ose të rënda trupore dënimet janë edhe më të ashpra”, është shprehur Kastrati në “Info Magazine” në Klan Kosova.

    Më tej, Kastrati tha se në çdo institucion ka neglizhencë, por që numri i lartë i rasteve të raportuara është pikërisht për shkak të besimit në institucione.

    “Në çdo institucion ka neglizhencë, por as ne nuk jemi përkrahës të asaj që të ketë neglizhencë e të pësoj dikush nga ajo. Numri i lartë i rasteve të raportuara është pikërisht për shkak të besimit në institucione sepse tani rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet”, ka thënë Kastrati, njofton Klankosova.tv.

    Ndërsa, sa i përket kohës së qëndrimit në strehimore, Kastrati thotë se qëllim kryesor është që viktimat të qëndrojnë sa më pak në strehimore dhe kthim sa më të shpejtë në shoqëri.

    “Ideja është që viktimat të qëndrojnë sa më pak në strehimore. Ideja e institucioneve është që viktima të kthehet në shoqëri sa më shpejt ku kemi raste që viktimat janë kthyer në shoqëri falë ndihmës nga strehimorja dhe shoqëria civile”, ka thënë Kastrati.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.