Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kadriaj: Nëse rritja ekonomike po ndodh prej importit, qeveria s’bën të krenohet

    28/10/2021 | 18:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka komentuar masat e reja të Qeverisë së Kosovës për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve në vend.

    Kadriaj tha se rritje ekonomike është çdo infuzion nga ana e qeverisë kur në një mënyrë e lëshon dorën në investime, ku në këtë rast, kur vendi është në krizën e rritjes së çmimeve, qeveria, sipas tij, e ka marrë një hap drejt përkrahjes së bizneseve dhe fuqisë blerëse tek konsumatorët.

    “Por, duhet t’ia kujtojmë qeverisë se ajo vlerë rreth 30 milionë euro vlerësoj se do të rritet vetëm si fuqi blerëse por nuk do ta përmirësoj mirëqenien e qytetarëve për faktin se janë rritë çmimet dhe nuk do të blejnë diçka më shumë por do të ndikojë vetëm tek rritja e qarkullimit të bizneseve”.

    “Këtu do të ketë rritje ekonomike por jo zhvillim ekonomik sepse në zhvillim ekonomik hyn mirëqenia e qytetarëve, për faktin se nuk do të kenë mundësi të blejnë diçka më shumë për faktin se janë rritë çmimet”, është shprehur Kadriaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

    Sipas Kadriajt, kjo ndihmë nga ana e shtetit, do të kishte ndikuar në rritjen e mirëqenies qytetare në rast se nuk do të kishte rritje të çmimeve, por me këtë rritje, sipas tij nuk do të ketë mirëqenie ekonomike tek qytetarët.

    Tutje, eksperti i ekonomisë tha se rritje ekonomike mund të ketë edhe përmes importit, ndërsa sipas tij, në rast se në vend ka rritje ekonomike përmes importit, kjo nuk është për t’u krenuar.

    “Importi është rritur rreth 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Rritje ekonomike mund të ketë edhe përmes importit dhe ne si shtet po atakohemi më së shumti nga importi. Kjo qeveri është një prej qeverive që më së shumti e ka proklamuar rritjen e prodhimit vendor dhe do ta ulë importin. Në këtë rast nëse ka rritje ekonomike përmes importit, kjo nuk është për tu krenuar”, është shprehur Kadriaj, njofton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.