Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve: Në rritjen e çmimeve ka ndikuar tregu global

    26/10/2021 | 08:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë ditës së djeshme është parë që është rritur çmimi i shumë produkteve esenciale që përdorin qytetarët.

    Lidhur me këtë i ftuar në “Sytë Shtatë”, nga Shoqata e Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, ka folur rreth ngritjes së çmimeve dhe se nga çka është ndikuar, njofton Klankosova.tv.

    “Janë të sakta arsyetimet që i dëgjojmë nga qeveria dhe mediumet se tregu global ka ndikuar, natyrisht ka ndikuar edhe pandemia”, tha ai

    “Deri sa të gjitha qeveritë, kjo e tanishme po heshtë, po pajtohet me qeveritë e mëparshme, për ngritjen e çmimeve na përgjigjen se tregu është rregullator i çmimeve, pse tregu nuk po reagon?, të shohim se pse nuk po vepron”, theksoi Kaçaniku.

    Në lidhje se çfarë duhet të bëj qeveria që të ulë çmimet, Kaqaniku tha se qeveria duhet ta njeh qytetarin konsumator të cilit i shërben.

    “Qeveria duhet ta njeh qytetarin konsumator të cilit i shërben, zot shtëpie duhet të jemi së bashku, pikë së pari duhet të jetë konsumatori që është taksapagues dhe e financon, e dyta ne duke e gëzuar të drejtën për të mat, ne e bëjmë edhe monitorimin, duke e bërë monitorimin dhe duke përmbushur obligimin tjetër, qeveria duhet që të na informoj, edukoj dhe arsimojë, të krijojë kushte që ne të arrijmë dhe ngritim kulturë dhe arsim, kështu ne vetëdijesohemi dhe bëhemi partner të shtetit”, tha Kaçaniku.

    Lidhur me ndihmat që ka ndarë qeveria, Kaçaniku tha se nuk janë dhënë ndihma posaçërisht për konsumatorin.

    “Natyrisht se neve na takon ndihma e parë, është e vërtet se janë dhënë disa ndihma, disa ndihma për ata që kanë humbur punën, për ata që kanë kaluar covidin në nivel komunal, por askund nuk thuhet se kjo i dedikohet qytetarit taksapagues, nuk ekzistojmë ne për ekonomin, tregun dhe biznesin, është e kundërta, këta ekzistojnë për ne”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.