Ferit Idrizi, Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës, gjatë ditës së sotme ka takuar inxhinierët e arkitekturës, që thotë se do të punojmë që qyteti ynë të marrë pamje unike.
“Mjeshtëria e projektimit dhe e zbukurimeve të rralla të ndërtimeve të ndryshme, do të bëjë që të tjerët ta kenë model zbukurimin e qyteteve” shkruan Idrizi.
Gjithashtu Idrizi thotë se do të bashkëpunon me këta specialistë të shkëlqyeshëm të arkitekturës, dhe do të punojnë për hartimin dhe për miratimin e Hartës Zonale. “Bashkë do ta zgjedhim drejtorin e Urbanizmit dhe të Mbrojtjes së Mjedisit, i cili do tu shërbej vetëm interesave të qytetarëve” shkruan ndër të tjerash Idrizi.

