Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, përmes një videomesazhi u është drejtuar qytetarëve të komunës së Vushtrrisë duke iu referuar edhe deklaratave për ndërhyrje dhe kontrollo nga persona dhe subjekte të tjera mbi të si një kryetar i mundshëm i Vushtrrisë.
Idrizi ka thënë se askush, as nga Partia, dhe as nga qytete të tjera, nuk do të dirigjoi punët e tij si kryetar komune i Vushtrrisë.
Ai ka thënë se punën e tij e ka bërë gjithmonë i pavarur duke qenë përgjegjës vetëm para zotit dhe qytetarëve. Idrizi ka shtuar se kur kishte vendosur t’u bashkohej rradhëve të UÇK-së nuk e kihste pyetur askënd.
“Kur kam vendosur të jem kandidati juaj për kryetar komune, qëllimi i vetëm ishte të zgjidhja brengat dhe hallet tuaja, për ta kthyer mbarë qytetin tonë ashtu siç ju e meritoni. Për punën, angazhimin, dhe përgjegjësitë e mia institucionale kam vendosur gjithmonë drejt dhe vet. Sot, kërkesë dhe vullneti i juaji, është që unë të jem pranë jush, dhe të qeverisë tonë ashtu siç na ka hije, për t’ia kthyer dinjitetin tashmë të humbur” ka thënë Idrizi në video mesazhin e tij.
Në vijim mund të shikoni video mesazhin e Idrizit:

