Kandidati i PDK-së për kryetar komune, Ferit Idrizi, ka vizuar sot pemishten e Avni Rrustemit nga fshati Novolan i Komunës së VUshtrrisë.
Idrizi në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit, Agron Lushaku, ku janë njohur nga për së afërmi me sfidat me të cilat ballafaqohet ky qytetar.
Ai ndër të tjera ka premtuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të dyfishoi fondet për bujqësinë.
Postimi i plotë:
Do të dyfishojmë fondet për bujqësinë
Avni Rrustemi, nga fshati Novolan, ka një pemishte me mollë. Nga kjo pemishte, ai siguron të ardhurat për familjen.
Bashkë me aktivistin tonë të Novolanit, Agron Lushaku, ishim sot në pemishten e familjes Rrustemi.
Familjes Rrustemi i treguam se gjatë qeverisjes sonë do të dyfishohen fondet për bujqësinë. Atë gjithashtu e siguruam se këto subvencione do të arrijnë në vendin e duhur.
Ekipi ynë ka plane konkrete, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
#kryetaritëgjithëve

