Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar të rinjë e të reja nga Vushtrria me të cilët ka bashkëbiseduar për prioritet e tij si kandidat dhe kryetar potencial i komunës së Vushtrrisë.
Idrizi ka shkruar se rininë i sheh si fëmijët e tij, duke vlerësuar lartë rolin e tyre në fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa shton se është i bindur që ata do të kenë rol vendimtar edhe në fitoren e tij më 14 Nëntor.
“Fitores sonë më 17 tetor i kanë prirë pikërisht këta të rinj dhe njëjtë do të veprojnë edhe më 14 nëntor. ” ka shkruar Idrizi.
“E kam vënë prioritet mbi prioritet angazhimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kam thënë edhe më herët se rininë e shoh dhe do ta trajtoj sikur fëmijët e mi. ” ka shkruar në fund Idrizi.
Postimi i plotë:
Rininë do ta trajtoj sikur fëmijët e mi
Pas angazhimeve të shumta gjatë gjithë ditës, edhe në mbrëmje u takova me shumë të rinj.
Fitores sonë më 17 tetor i kanë prirë pikërisht këta të rinj dhe njëjtë do të veprojnë edhe më 14 nëntor.
E kam vënë prioritet mbi prioritet angazhimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kam thënë edhe më herët se rininë e shoh dhe do ta trajtoj sikur fëmijët e mi.
Rinia është e ardhmja jonë!

