Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj për dy operacionet e fundit të policisë: Po bëhet qëllimshëm për me dorëzuar Veriun

    19/10/2021 | 11:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dy operacionet e fundit nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

    Haradinaj tha në Kuvend se pas këtyre dy aksioneve, ka ndodhur përkeqësim i gjendjes dhe dobësim i shtetit ligjor.

    “Besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta jepin këtë vlerësim. Pas dy herë që ka operuar policia e Kosovës në veri të vendit, kemi dalë më të dobët. Herën e parë na është mbajtur policia peng në pikat doganore, edhe një i sëmurë polic nuk ka mundur të bartet dhe të shkojë në spital. Herën e dytë policia jonë ka arritur mjaftueshëm të jetë në konflikt me grupe kriminale, operacioni blic me ndodh në shpejtësi me u kthy dhe me e lënë terrenin në dorën e kriminelëve”.

    “Po bëhet qëllimshëm me e dorëzua veriun, është projekt diku. Nuk e di pse ndodh kështu, ata që merren me këtë e dinë që Kosova është me dobët në veri pas këtyre dy operacioneve. Kërkoj sqarim të detajuar pse duhet të dobësohet shteti ligjor në veri, pas këtyre proceseve që i kemi kaluar. Pasi që iu paguhet rryma në veri, pse duhet policia të mbahet peng prej grupeve kriminale, pse duhet të merremi vesh me ata për t’u tërhequr. Pse kur shkojmë të operojmë përballemi me ta”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.