Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mëngjesin e ditës së sotshme e ka kaluar duke takuar doktorët vushtrrias të cilët i ka falënderuar për punën e pakursyer në shërbim të shëndetit publik.
“Jam i prekur shumë nga kushtet jo të mira që kanë për punë, ndërsa tepër krenar për punën heroike që po bëjnë e sidomos në luftimin e pandemisë Covid 19. Po ashtu ndihem i privilegjuar për përkrahjen e madhe që po më japin ata.” ka shkruar Idrizi.
Idrizi ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre si punëtorë shëndetësor.
“Gjatë qeverisjes sonë do të angazhohemi në krijimin e kushteve të duhura për lehtësimin e punës së tyre, dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, primare shëndetësore.” ka shkruar Idrizi.

