Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daka paralajmëron Osmanin pas konkluzionit të BE-së: Do t’i ndjek rrugët ligjore për shkarkimin tim

    19/10/2021 | 20:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë monitoruar edhe nga të dërguarit e Bashkimit Evropian.

    Këta të fundit, përmes një konference për media, sot kanë prezantuar raportin me gjetjet e tyre mbi këto zgjedhje.

    Ndër të tjerash, vëzhguesit e BE-së, në raportin e tyre kanë theksuar një mosrelevancë mbi shkarkimin e Valdete Dakës si kryesuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ana e Presidentës, Vjosa Osmani.

    “Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së së Valdete Daka, është marrë më 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”, thuhet në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

    Lidhur me këtë, Klan Kosova ka kontaktuar me Dakën, e cila tha se në ditët në vijim do të njoftohemi për veprimet e saj.

    “Gjithsesi është lajm i mirë se BE i ka vërejtur keqpërdorimet që janë bërë në emër të ruajtjes së pavarësisë së institucioneve, e për më tepër nga e para e shtetit”, deklaroi ajo.

    Valdete Daka u shkarkua nga pozita e kryesueses së KQZ-së më 14 qershor të këtij viti, 4 vite para se t’i perfundojë mandati i dytë si e para e këtij institucioni.

    Në vendimin e Presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës thuhej se kjo e fundit nuk ka qenë forcë e pavarur, duke bërë kështu mosbalancimin e nevojshëm në aspektin politik.

    “Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike kështu duke u pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e Kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësueseve të partive politike në KQZ. Rrjedhimisht, Kryesuesja, qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribuuar në përshkallëzimin e situatës gjatë mbledhjeve të këtij organi”, thuhej në vendimin e Presidentes mbi shkarkimin e Dakës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.