Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çitaku, Kurtit për gazpërçuesin: Ka diskurs përçmues ndaj SHBA-së, po e redukton në gypa sigurinë energjetike

    19/10/2021 | 23:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar vlerësimet e Raportit të Progresit dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës nga Komisioni Europian.

    Lidhur me çështjen e Asociacionit, Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së PDK-së, u shpreh se nëse duhet zbatuar në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do përbënte shqetësim, njofton Klankosova.tv.

    ”Ajo çfarë do të vlerësoj unë është mënyra se si Qeveria do t’i përgjigjet raportit të progresit. Një gjë më shqetësoi, kishte disa formulime shqetësuese lidhur me dialogun, aksionet në veri, etj”.

    ”Zbatimi i Asociacionit bazuar në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë shqetësim. Nëse ka diçka tjetër, për të cilën ne nuk dimë, atëherë ne duhet ta pyesim qeverinë”.

    ”Mirëpo pjesë e marrëveshjes për Asociacionin ka qenë edhe që ai document do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka dhënë rekomandimet, dhe në bazë të atyre rekomandimeve ne duhet ta bëjmë Asociacionin, por jo të themelojmë nivel të tretë të pushtetit”.

    Ndërkaq në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Vlora Çitaku, kritikoi edhe qasjen e qeverisë kosovare në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth gazpërçuesit.

    Sipas saj, kryeministri Kurti po përdor diskurs përçmues ndaj Amerikës, njofton Klankosova.tv.

    ”Ka tema rreth të cilave duhe ta kritikojmë qeverinë. Çështja e gazpërçuesit, është gabim strategjik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe përveç kësaj që do t’na kushtojë, mua po aq sa më shqetëson gabimi, më shqetëson edhe diskursi”.

    ”Dhe nuk është hera e parë që përdoret një diskurs përçmues në raport me SHBA-të. Më herët kemi dëgjuar ”Shtëpia e Verdhë”, tash si kishte thënë kryeministri ‘’Nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa’’, ai po e redukton në gypa çështjen e sigurisë energjetike të Kosovës, diversifikimit dhe kushdo që e njeh pak këtë fushë, dhe unë nuk jam eksperte, e di fare qartë që gazpërçuesi që na është ofruar neve, është kundërpërgjigjie e drejtpërdrejtë e Amerikës karshi gazpërçuesit rus. Këto janë shumë të thjeshta”.

    ”Kjo është një nga ato vendimet strategjike, të cilat merren një herë, jo dhjetë herë. Fatkeqësisht ne si opozitë të gjithë së bashku i kemi numrat e kufizuar në Parlamentin e Kosovës. Ne përveç interpelancave, përveç debateve parlamentare, hapjes së debatit publik, ne kemi shumë mundësi të kufizuara që të bëjmë diçka më shumë, duke përdorur instrumentët demokratik. PDK ka pasur qëndrim të qartë që nga dita e parë për gazpërçuesin”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.