Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bien temperaturat, nesër shi e vranësira

    22/10/2021 | 16:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prishtina Weather ka njoftuar se nëse në Kosovë do të mbajë mot me vranësia dhe me shi, shkruan Gazeta Express.

    Moti pritet që të shënojë përmirësime nga fillimi i javës së ardhshme.

    Nga e hëna e javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë herë me vranësira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica.

    Njoftimi i plotë:

    Të shtunën vranët e me shi. Të dielen më ftohtë, e vransirat shpërndahen. Java e ardhshme fillon me kthjellime, por orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica.

    22.10.2021 – Ditën e shtunë, siq edhe ishte parashikuar ditë më parë, po pritet të mbajë mot kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, derisa me kalimin e frontit edhe temperaturat pësojnë rënie orëve të pasdites. Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës, derisa ditën e diel vransirat shpërndahen.

    Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë herë me vransira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica.

    Ndryshimi i motit këtë fundjavë, sjell edhe qarkullim më të mjaftueshëm ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, që ndotësit mbeten pranë sipërfaqes atëherë indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

    23.10 – Kryesisht vranët, e me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë pak më intenzive, të shoqëruara edhe me bubullimë. Në mbrëmje më ftohtë, e riga lokale shiu vazhdojnë edhe gjatë natës.

    24.10 – Më ftohtë e pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat fillojnë të shpërndahen e në mbrëmje do të ketë kthjellime.

    25.10 – Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica, ditën kryesisht kthjellët e me vransira kalimtare.

    26.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

    27.10 – Kryesisht me diell, ditën me vransira kalimtare.

    Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielen zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C.

    Era ndryshon kahjen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ditën e hënë do të fryjë nga juglindja.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritje së mëtutjeshme në vlera edhe më të larta nga normalet.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.