Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bedri Hamza: S’kam asnjë problem të bashkëpunoj me kryeministrin, qeverinë dhe ministrat

    26/10/2021 | 22:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës që i fitoi zgjedhjet pa balotazh, Bedri Hamza, në Pressing të T7, ka thënë se s’e ka asnjë problem të bashkëpunojë me kryeministrat, qeverinë dhe ministrat, ani pse ata vinë nga një tjetër parti politike.

    Ai tha se kryeministri i vendit i cili ka fituar në mënyrë demokratike, pa marrë parasysh nga cila parti politike është, është kryeministër i Kosovës dhe s’ka si të jetë ndryshe.

    “Për mua flamuri politik është brenda partive politike. Në momentin kur një parti fiton në nivelin lokal apo qendror, brenda institucioneve është flamuri institucional. Në këtë rast në komunë është institucioni. Kryeministri i vendit nga cilado parti politike të jetë, është kryeministër i vendit tim dhe s’ka qysh të jetë ndryshe”, është shprehur Hamza.

    Tutje, ai tha se për institucionet shtetërore do të ketë gjithmonë respekt, shkruan Express.

    “Nëse unë pas kaq vite punë në institucione, nëse nuk flas me respekt për këto institucione, diçka s’është në rregull me mua”, ka thënë Hamza.

    Gjithashtu, Hamza tha se pasi e ka fituar garën për të parin e Mitrovicës, patjetër që do të pozicionohet në mbrojtje të interesave të komunës.

    “Në vije institucionale unë s’e kam asnjë problem të bashkëpunoj me kryeministrin, qeverinë, ministrat… Unë e kam fituar garën dhe do të jem kryetar i komunës dhe unë do të pozicionohem në mbrojtje të interesave të komunës”, shtoi Hamza./Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.