Amire Ajeti ka arritur të marrë votat e nevojshme për të qenë anëtare e Kuvendit të ardhshëm komunalë që do të dalë nga zgjedhjet e dalura gjatë ditës së djeshme.
Këtë e ka bërë të ditur edhe familjarë të saj që kanë njoftuar se ajo do të jetë përfaqsuesja më e re në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
“Te dashur bashkëfshatarë, shokë, e qytetarë të Vushtrrisë, në emrin e familjes sime dua të iu falënderojë secilin prej jush për përkrahjen ne këto zgjedhje, sipas informacioneve të marra në teren nga komisioneret dhe vëzhguesit e partisë ju njoftojë se Amirja është me e votuara në kuadër te partisë, ne si familje do jemi mirënjohës,dhe Amirja do të jetë zëri juaj i fuqishëm! Ua kthefshim për të mirë!
Me respekt!
Rrahim Ajeti” ka shkruar Rrahim Ajeti, ish-Drejtor i Drejtorisë për Inspeksion në komunën e Vushtrrisë.

