Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ambasada gjermane tregon se ka ndryshime në procedurën e aplikimit për viza pune

    25/10/2021 | 19:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për një ndryshim në procedurën e aplikimeve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor nga Ministria e Jashtme Federale.

    Ambasada njofton se lista e pritjes do të hapet sërish gjatë muajit dhjetor për datat e aplikimit nga janari 2022, shkruan “Indeksonline”.

    Më tutje, kjo ambasade bën me dije se informacionet më të detajuara do të publikohen në faqen zyrtare në kohën e duhur.

    “Për shkak të një ndryshimi në procedurën e aplikimeve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor nga Ministria e Jashtme Federale, lista e pritjes do të hapet sërish gjatë muajit dhjetor për datat e aplikimit nga janari 2022. Informacionet më të detajuara do të publikohen këtu në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

    Kujtojmë se deri tash lista e pritjes për termine hapej në fillim të çdo muaji për muajin vijues.

    Kjo forme pati nxitur pakënaqësi të madhe të ata që duan të caktojnë një termin për viza pune.

    Kjo për shkak të kërkesave të mëdha të kosovarëve për të zënë një termin.

    Madje, disa qytetarë patën thirre edhe protesta për të shprehur pakënaqësitë e tyre. /Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.