Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Abdixhiku-Osmanit: Nuk reagohet ndaj BE-së me konferenca për shtyp

    21/10/2021 | 22:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet të reagojnë ndaj Bashkimit Evropian me anë të konferencave për media.

    Ai në Rubikon të Klan Kosovës foli kështu pasi u pyet se si e komenton konferencën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk u pajtua me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut.

    “Raportet e tilla besoj se nuk duhet të komentohen me konferenca për shtyp, kjo është ndoshta përballja e parë e një pushteti të ri në të gjitha nivelet që mëson për një autoritet më të lartë në Bruksel që nuk ka relacione barbartësie me Kosovën”.

    “Institucionet tona duhet të kishin kanale zyrtare të komunikimit me këto institucione qoftë edhe për pakënaqësitë, beteja publik me institucionet e tilla është e pavend dhe nuk sjell asgjë risi. Nuk e shoh rruge të parë të mundshme para shtrimit të komunikimeve zyrtare për të ngritur vërejtjet e veçanta çfarëdo qofshin ato. Ky pushtet duhet të mësohet me një autoritet të plotë të BE-së ndaj Kosovës”,ka thënë Abdixhiku.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.