Ferit Idrizi, Kandidati për Kryetar të Komunës nga rradhët e PDK-së gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen Mërnica, përkatësisht shtëpinë e të birit të Halim Mërnicës, Muhamet Mernica.
Halim Mernicën, Idrizi e kujton si një veprimtar të shquar, pasi që Mërnica ishte ai që i hapi dyert e shtëpive për shkollën shqipe në kohën më të vështirë të Kosovës, në kohën e okupimit.
Gjatë kësaj vizite, Idrizi ishte mirëpritur nga Familja Mërnica duke u shërbyer edhe me çaj.
Gjithashtu përmes një postimi në llogarinë e tij Idrizi falënderon Familjen Mërnica.