Fotografi i njohur nga qytetit i Vushtrrisë Nesim Spahiu dhe ndër të parët që ka ushtruar këtë profesion ka botuar edhe një libër që titullohet “Shija e Vargut”.
Spahiu ka bërë për vete shumë lexues me poezitë e tij në të kaluarën kushtuar qytetit të Vushtrrisë, ndërsa tani ka vendosur që disa nga krijimet më të bukura artistike të tij t’i përmbledh në një libër që do të jetë në dizpozicion për lexim për të gjithë lexuesit.
Vlerësim të lartë për Spahiun si poet ka dhënë edhe historiani i njohurn nga Vushtrria, Bedri Tahiri.
“Nesim Ispahiu, edhe pak, më 10 korrik, mbush plot 86 vjet! Dhe, ende është aktiv në dy profesionet, që kurrë nuk i ndau nga vetja: fotograf e poet! Me fotografi e me poezi i dha vulën qytetit të lashtë të Vicianës. ” ka shkruar Tahiri.
“Këto ditë, në botim te “Migros 2″, doli në dritë libri i tij i tretë “SHIJA E VARGUT”, ku, vargut përplot shije i shtohen edhe ca foto të rralla antologjike për qytetin e Hasan Prishtinës- Vushtrrinë!” ka shkruar Tahiri.