Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjosa Osmani pranon telegram urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë

    29/04/2021 | 18:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi telegram urimi nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë.
    Në telegramin e urimit, Perandori i Japonisë përcolli urimet e përzemërta për Presidenten Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.Presidentja Osmani me këtë rast theksoi se ndjehet jashtëzakonisht e nderuar nga kujdesi dhe telegrami i urimit i Perandorit Naruhito. Më tej Presidentja Osmani nënvizoi se shtetet tona ndajnë qëndrime dhe botëkuptime të njëjta për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe se Kosova e konsideron Japoninë aleatin më të afërt në Lindjen e Largët.
    Përgjatë dy dekadave të fundit, Kosova ka pranuar mbështetje të gjithanshme nga Japonia në rindërtimin pasluftës si dhe në fushat si mbrojtje e mjedisit dhe shëndeti publik.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.