Ka ndërruar jetë vëllai i Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Shkëlzeni.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton Klan Kosova.
“Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.
Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.
Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira.
Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye te pandemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.
Pusho i qetë Xeni”, ka shkruar Aliu.