Pas përfundimit të procesit të votimit, Euronews Albania mëson se ka nisur procesi i votimit në disa bashki të vendit, ndërsa në Pustec ka përfunduar numërimi për një fshat.
Është mbyllur numërimi për fshatin Kallamas të Pustecit, ku në avantazh është PS me 4 vota.
Pritet që numërimi për gjithë Bashkinë të përfundojë brenda orës 23:30.
Rezutati në Kallamas:
PS 118
PD 114
LSI 17
E para ka qenë Bashkia e Pustecit e cila ka hapur zyrtarisht procesin e numërimit.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se edhe në bashkinë Has ka nisur procesi i numërimit.
Në Tropojë pritet që numërimi të nisë në orën 22:00 dhe 23:00. Rreth kësaj ore pritet edhe për zonat e tjera.