Policia në Suharekë dje kishte marre informacion se në tri lokacione të ndryshme janë organizuar dasma, në kundërshtim me vendim e Qeverisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së.
“Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës. Policia e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që në mënyrë profesionale të zbatoj Vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet profesionale të IKSHP-së, në mënyrë që kontributi zyrtar i policisë të ndikoj në uljen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.”, thuhet tutje,