Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë

    13/04/2021 | 23:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria norvegjeze do t’iu dhurojë 300 respiratorë Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë.

    Më 31 mars të vitit të kaluar, Norvegjia kishte vendos për mbyllje totale shkaku i pandemisë. Atëbotë, kryeministrja Erna Solberg kishte njoftuar se kanë porositur 1000 respirator të urgjencës që të prodhoheshin në Norvegji. Kjo e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur nevojë që t’i shfrytëzojë.

    Tani qeveria norvegjeze ka vendosur t’i dhurojë aparatet për frymëmarrje disa shteteve, raporton vg.

    Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Hoie.

    “Në Norvegji, për fat të mirë, ne arritëm të vendosnim infeksionin nën kontroll në pranverën e vitit 2020 dhe kurrë nuk kishim nevojë për aparatet për frymëmarrje. Prandaj jemi në një situatë të mirë që mund t’iu ofrojmë aparatet për frymëmarrje Moldavisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, të cilat janë goditur rëndë nga COVID-19 dhe nuk kanë të njëjtën qasje në pajisjet mjekësore si Norvegjia”, tha Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Hoie.

    Të martën, Norvegjia ka nënshkruar një marrëveshje që bën të mundur dërgimin e aparateve të frymëmarrjes në këto te vendet.

    Respiratorët e urgjencës duhet të jenë të aprovuar nga CE-ja, që është një shenjë e cilësisë. Sipas prodhuesit Laerdal Medical, ky proces zgjat 18 deri në 24 muaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.