Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit.
Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i “egos se Vjosës”.
“Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë i deputetes Musliu:
“Sa herë që Vjosa Osmani është konfrontuar me Kushtetutën, ajo e ka shkelur atë me të dy këmbët. Juristja e ‘famshme’ e kontestoi edhe sistemin tonë politik, demokracinë tonë parlamentare.