Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se vendimi për mësim plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje si pasojë e pandemisë, si dhe vendimi për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, janë analizuar mirë dhe me kujdes.
Në të dyja rastet, Nagavci është marrë parasysh interesi më i mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.
E para e Arsimit ka thënë se premtuar se mësimdhënësve nuk do t’u kërkohet që të mbajnë asnjë orë shtesë më shumë sesa që e parasheh ligji.
“Mësimi plotësues parashihet edhe me legjislacionin në fuqi, andaj nuk do të kërkojmë asnjë orë shtesë më shumë sesa e parasheh ligji. Por, meqë mund të kemi nxënës që kanë pasur ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë ne nuk mund t’i lëmë anash e të mos ndërmarrim veprime”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Ajo shprehet e bindur dhe thotë se si ministri posedojnë raporte, se në shumë raste mësimdhënësit janë duke mbajtur qoftë orë plotësuese ose aktivitete tjera në përmirësim të rezultateve të nxënësve.
Ndërkaq, sa i përket vendimit për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, Nagavci thotë se kanë pranuar mbështetjen e Fakultetit të Edukimit dhe të Filozofisë, studentët e të cilëve janë të gatshëm të kontribuojnë.