Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Masat e reja antiCOVID: Vitia mbledh sot kryetarët e komunave

    04/04/2021 | 09:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid.

    Siç mëson Express, mbledhja do të fillojë në orën 10:00, ndërkaq aty do të diskutohen në detaje masat e reja anti-Covid, përfshirë edhe mbylljen për 12 ditë, për të cilën Vitia dje ka folur edhe me ministrat e kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesit e gastronomisë.

    Aty u bë e ditur se do të mbyllën lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, ndërkaq u tha se kjo mbyllje do të mbëhet nga data 6 deri më 18 prill.

    Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët, të cilët thanë se Vitia ka marrë vendim pa i konsultuar.

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, të shtunën bëri të ditur se kanë pritur që në takimin me Vitinë të ketë diskutime rreth masave, por ministri i Shëndetësisë tashmë e kishte marrë vendimin të cilin vetëm ua kumtoi.

    “Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.