Asmableistja nga rradhtë e LVV-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Gresa Muli, ka njoftuar se ka pranuar një email përmes së cilës njoftohet se vendimi i Kuvendit Komunal për rrënimin e objekit të Gjykatës është kthyer prapa.
“Sapo pranova email zyrtar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në të cilën është marr për bazë ankesa e grupit Kuvendar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për vendimin për rrënim të objektit të ish-gjykatës në Vushtrri.” njofton Muli.
“Ky vendim është kthyer prapa duke u bazuar në kundërshtimet e tij me dispozitat ligjore e kësisoji Kuvendit Komunal të Vushtrrisë po i ipet mundësia për reflektim e mos votim të këtij vendimi për të cilin nuk është parë e arsyeshme as diskutimi me qytetar.” ka shkruar tutje Muli.
“I ftoj kolegët e mi të Kuvendit, të mos ngrisin duar për rezultate të kalkulimeve të dikujt tjetër.” ka shkruar në fund Muli.
Rikujtojmë se ditë më parë Kuvendi Komunal kishte kaluar propozimin për rrënimin e objektit të Gjykatës në Vushtrri, propozim ky që ishte kundërshtuar nga Grupi i Asambleistëve të VV-së në Vushtrri.