Enver Hoxhaj nga PDK në fjalimin e tij gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit ka deklaruar se s’ka pasur interesim nga Albin Kurti e Vjosa Osmani për koncensus por për politikë të nënshtrimit rreth presidentit, transmeton Periskopi.
‘’Kësaj qasje i themi jo, prania jonë është më shumë për të thënë qëndrimin tonë’’, tregoi ai.
‘’Dje kishim një dramë të turpit, kërcënim e shantazh. Sot këtë seancë edhe pse zgjedhja e presidentit eshte festë, këtë e shohim si seancë të ushtrimit. Sepse Kurti ka vendos ta emërojë Osmani si president, ajo spo zgjidhet por atë po e bën Kurti, me qëllim që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura e gjithcka tjetër. Në fund të ditës kështu është se si Kurti e sheh shtetin e shoqërinë kosovare. Këtë do ta kundërshtojë PDK dhe do ta bëjmë edhe sot”, tha ai.
‘Sot nuk e votojmë zonj9n Osmanin edhe pse kemi qenë të gatshëm për koncensus’