Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas shpalljes së kandidaturës ka dhënë edhe disa zotime për kryeqytetin.
Ndër to, Haradinaj ka thënë se është edhe mbështetja financiare prej 500 eurosh për të gjitha nënat që lindin, njofton Klan Kosova.
Haradinaj tha se nëse e merr udhëheqjen e komunës së Prishtinës do ta bëjë funksional Ligjin për Kryeqytetin.
“Do t’i kushtoj rëndësi të posaçme edhe lagjeve të cilat janë të diskriminuara, si ajo e Kodrës së Trimave. E drejta e pronësisë do të zgjidhet shumë shpejt, si dhe funksionim të Ligjit për Kryeqytetin”, tha ai në T7.
Po ashtu, Haradinaj u zotua edhe për investime në spitalin rajonal, pazarin e gjelbër dhe të tjera projekte.