Persona të panjohur kanë hyrë në një xhami duke marrë nga kasaforta 600 euro, shkruan Gazeta Metro.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë, ku u tha se ankuesi mashkull kishte raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur 600 euro brenda kasafortës së xhamisë.
‘’ Rr. Fadil Jakupi, Gjilan 16.04.2021 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga kasaforta kanë vjedhur 600 (gjashtë qind) € para.’’/gazetametro.net