Gjermania do të vazhdojë bllokim deri në qershor pasi masat kanë dështuar të zvogëlojnë rastet e reja me koronavirus.
Shkalla e infeksionit të koronavirusit në Gjermani u rrit në fundjavë megjithë kufizimet e rrepta. Ministri i Financave, Olaf Scholz tha se ai nuk priste lëvizje për të lehtësuar kufizimet përpara fundit të majit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova
“Ne kemi nevojë për një kalendar si të kthehemi në jetën normale, por duhet të jetë një plan që nuk do të duhet të revokohet pas vetëm disa ditësh,” i tha Scholz “Bild am Sonntag.”
Gjermania po përpiqet të menaxhojë një valë të tretë të infeksioneve, me përpjekje të komplikuara nga varianti më ngjitës B117, i cili u shfaq për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe me një fillim relativisht të ngadaltë të fushatës kombëtare të vaksinimit.
“Ne kemi nevojë për një orar se si të kthehemi në jetën normale, por duhet të jetë një plan që nuk do të duhet të revokohet pas vetëm disa ditësh,” i tha Scholz.
Scholz mes tjerash tha se qeveria federale duhet të jetë në gjendje të përshkruajë “hapat e qartë dhe të guximshëm të hapjes” për verën deri në fund të majit, duke lejuar restorantet të rregullojnë planet e rihapjes dhe qytetarët të planifikojnë pushimet.