Anëtari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është tucani (frikacaku) më i madh politik që nga paslufta, transmeton Gazeta Metro.
Faton Abdullahu në T7 ka thënë se Kurti është tucan politik, duke komentuar edhe lëvizjet e tij të fundit në Shqipëri.
“Kryeministri Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës. Qasja e tij, por edhe ajo çfarë bëri në Shqipëri”, është shprehur Abdullahu.
Madje ai nuk hezitoi ta krahasojë Kurtin me një ndër revolucionarët e Revolucionit Kubanes.
“Kurti është goxha njëfarë Che Guevare pan-shqiptar”, ka thënë Abdullahu.
Tutje, ai përmendi edhe raportet e Kurtit dhe Ramës. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg njëra-tjetres nuk kanë qenë.
“Kurrë Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg nuk kanë qenë. E rëndësishme për të është që një pjesë e qytetarëve të thonë “hallall se po mendon për Shqipëri”, tha në fund ai. /gazetametro.net