Mbrëmë në media u raportua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ftuar Blerim Shalën në ekipin e dialogut.
E ndaj këtyre raportimeve kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi ka pyetur Kurtin se a e cilëson tash Blerim Shalën ekspert për dialog.
“Nuk është turp me e pranu që nuk di, ka kohë Albini me kolegë edhe 3+ vjet”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë:
A tash qenka Blerim Shala ekspert për dialog?
Nuk është turp me e pranu që nuk di, ka kohë Albini me kolegë edhe 3+ vjet.
Jo negociata…vazhdimin po e dini me gjasë. /Lajmi.net/