Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bie numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës

    27/04/2021 | 16:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka ulje të numrit të pacientëve të cilët janë duke u trajtuar nga koronavirusi në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshëm.

    Sipas njoftimit të ShSKUK 676 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 ku nga ta 542 janë raste të konfirmuar, 27 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 526 pacientë janë nën asisitimin e oksigjeno-terapisë.

    Në QKUK momentalish të shtrirë dhe nën asistencë mjekësorë janë 287 pacientë ku, 236 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Sipas klinikave numri më i madh i pacentëve të shtrirë është në atë Infektive në të cilën po marrin shërbim mjekësor 101 pacientë, kurse vetëm dy pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Gjinekologjisë, transmeton Klan Kosova.

    Ndërkaq, sa i përket spitaleve të përgjithshme numri më i madh i trajtimit të pacientëve është duke u kryer në Spitalin e Pejës me 87 pacientë, ndërsa në atë të Vushtrrisë të shtrirë dhe nën asistencë mjekësore janë vetëm 17 pacientë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.