Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e Pal Lekaj gjatë ditës së sotme kanë takuar krerët e Odës së Hotelierëve të Kosovës, ku biseduan rreth situatës së tyre pas vendosjes së masave kufizuese nga Qeveria.
Tahiri tha përmes një postimi në Facebook se situata e tanishme është tepër e ndjeshme për ta dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë, transmeton Klan Kosova
“Gjatë diskutimit me ta vlerësuam se kjo situatë është tepër e ndjeshme për ta, dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë. Në bazë të gjendjes faktike, shumë lehtë konstatohet se mbyllja nuk është zgjidhje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.