Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë ka njoftuar së gjatë 24 orëve janë raportuar 7 vdekje dhe 543 raste të reja me COVID-19.
Gjithashtu janë shëruar edhe 543 pacientë ndërsa vazhdojnë të jenë edhe 28 mijë e 819 raste aktive, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 127 mijë e 795 raste pozitive, janë shëruar 96 mijë e 672 njerëz ndërsa janë raportuar 2 mijë e 304 raste të vdekjeve.