Komuna e Vushtrrisë do të ndihmoi me grante në vlerë prej 2500€, 20 familje në gjendje të rëndë socio-ekonomike, bashkëfinancim me Ministrinë e Jashtme Gjermane përmes German Cooperation.
Këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, i cili ka njoftuar gjithashtu se këto grante do të shërbejnë që këto familje të fillojnë bizneset e tyre.
“Komuna e Vushtrrisë dhe Organizata Ndërkombëtare Humanitare “Arbeiter –Samariter-Bund Deutchland-ASB, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për përkrahjen me grante në vlerë 2500€, 20 familjeve që janë në gjendje të rende socio- ekonomike. ” ka shkruar Tahiri.
“Qëllimi i këtij projektit është të mbështesë familjet në nevojë të komunës për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar.” ka shkruar në vazhdim ai.